De Rossi: Ndaj Napoli-t nuk ishte ndeshja që donim, të mbledhim forcat të enjten kemi tjetër sfidë!

by admin
Spread the love

Për Daniele De Rossi-n, Roma nuk luajti ndeshjen që ai donte këtë të dielë ndaj Napoli-t.

Në prononcimin e dhënë për mediet pas barazimit 2-2, trajneri i “verdhekuqve” deklaroi se skuadra e tij duhej të ishte më e qartë kur kishte topin, ndërsa shtoi se duhet të gjejnë formën që të jenë mirë, pasi të enjten kanë një tjetër sfidë të madhe, referuar këtu përballjes së Europa League kundër Bayer Leverkusen-it.

“Barazimi nuk mund të quhet rezultat i keq në Napoli, por nuk është rezultati dhe ndeshja që donim. Duhet të ishim më të qartë kur kishim topin. Në pjesën e dytë bëmë pak më mirë, por sërish duhet të bëjmë më mirë dhe të gjejmë forcën për të enjten, pasi kemi ndeshje kundër një ekipi që luan mirë”-deklaroi De Rossi.

You may also like