FOKUS – Blinken në Lindjen e Mesme për të promovuar një armëpushim në Gaza

by admin
Spread the love

RIAD, 29 prill /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Arabinë Saudite, ndalesa e parë në një turne në Lindjen e Mesme, i organizuar për të promovuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

”Blinken, i cili më pas do të vizitojë Jordaninë dhe Izraelin, do të takohet me disa nga homologët e tij nga Gjiri dhe vendet evropiane në Riad për të diskutuar planet për rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës”, tha një zyrtar i lartë i DASH-it.

Këto plane mund të përfshijnë financimin e rindërtimit të territorit palestinez, i shndërruar në një fushë rrënojash nga gati shtatë muaj bombardime dhe luftime dhe ku shumica e banorëve janë zhvendosur apo edhe mbështetje për krijimin e strukturave të reja të qeverisë për pas luftës.

Vizita e Blinkenit vjen gjatë një takimi të posaçëm dyditor në kryeqytetin saudit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Izraeli nuk përfaqësohet në këtë takim dhe negociatat për një armëpushim me ndërmjetësimin amerikan, katariot dhe egjiptian po zhvillohen diku tjetër, në Kajro.

”Por, ky takim synon të jetë një mundësi për të pasur diskutime të strukturuara me aktorët kryesorë”, nënvizoi dje presidenti i WEF-it, Borge Brende./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like