Zyrtare/ Broja rinovon kontratën me Chelsea, talenti shqiptar firmos për 6 sezone

by admin
Spread the love

Armando Broja ka rinovuar kontratën me Chelsea. Ylli shqiptar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Blutë e Londrës” të paktën për gjashtë vitet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Broja ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028, duke konfirmuar edhe njëherë besimin që Chelsea ka për talentin shqiptar.

Sakaq, pas firmës kanë folur edhe drejtuesit e Chelsea të cilët janë shprehur të lumtur për faktin se kanë në ekip një lojtarë si Armando Broja. Nga ana tjetër nuk e fshehu entuziazmin as sulmuesi i Kombëtares shqiptare për këtë rinovim të kontratës. /oversport.tv

Foto: chelseafc.com

You may also like