Zyrtare: Andrea Pirlo është trajneri i ri i Karagumruk në Superligën turke

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Andrea Pirlo është trajneri i ri i Karagumruk, skuadër që militon në Superigën turke.

Italiani ka firmosur një kontratë 1-vjeçare dhe klubi turk ka prezantuar teknikun e ri në kanalet zyrtare të tij: “I urojmë mirëseardhjen trajnerit tonë Andrea Pirlo dhe i urojmë shumë suksese. Futbollisti me famë botërore, që kohët e fundit ka drejtuar Juventusin, një nga klubet më të mëdha të Europës”.

Tek Karagumruk aktivizohen edhe Emiliano Viviano, Davide Biraschi dhe Fabio Borini, lojtarë që në të kaluarën janë aktivizuar në Serie A. / Oversport.tv

Foto: VavaCars Fatih Karagümrük SK Twitter

You may also like