Zurich-ut nuk i kryen punë goli i Krasniqit

by admin
Spread the love

Grasshoppers ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Zvicrës.

Kapiteni Amir Abrashi e Florian Hoxha u paraqitën standardë për Grasshoppersin dhe Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi për Zurich-un.  

Krasniqi shënoi por nuk i kreu punë Zurich-ut.

Shënues 20’ Krasniqi – 0:1, 72’ Babunski – 1:1. 95’ Schürpf – 2:1.

Hoxha e Abrashi u vlerësuan me notë 4 nga mediumi zviceran “Blick”. 

Lindrit Kamberi me notën 2 e Krasniqi me 5.

Hoxha është zëvendësuar në minutën e 87-të .

Zurich është në vend të katërt me 32 pikë e  Grasshoppers në të tetin me 24 sosh.

You may also like