Zjarri shkrumboi një kazino në Gjorçe Petrov – Shqip

by admin
Spread the love

S’ka të lënduar janë shkaktuar vetëm dëme materiale

Zjarrfikësit e brigadës së Shkupit po luftojnë më shumë se dy orë me flakët e zjarrit.

Po mundohen ta shuajnë zjarrin që kapoi një kazino në Gjorçe Petrov.

Tymi i madh vështirësonte punën e zjarrfikësve.

E për këtë konsumonin ujë.

“Zjarri ka kapluar një kazino këti në Gjorçe Petrov, ndërkaq beteja e zjarrfikësve është që të nadojnë që zjarri të kalojë tek objekti tjetër ku ka materiale që digjen shpejtë”, thotë gazetarja Arbana Qerimi Klimenta.

Kështu edhe ndodhi zjarrëfikësit nuk lejuan që zjarri të kaploi objektet përreth, përderi pronarët nxjerrin nga jashtë materiale.

“Kur arritëm ishte djegur çatia e kazionos ku u përballëm me temperaturë të lartë, çati e mbuluar me glin. Shepjtë u intervenua. Por për fat të mirë nuk kemi kolegë të lënduar vetëm dëme materiale. Duheshte të ndahemi në tre sektorë pasi që kishte materiale që lehtë digjeshin gjegjësisht ngjyra që në këtë mënyrë nuk lehjuam që zjarri të përhapet në objektet tjera të cilat ishin afër”, deklaroi komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Zvonko Tomevski.

Ende nuk dihen shkaqet se si erdhi deri te djegia e kazinos, kjo do të dihet pas ekspertizes të policësë.

”Sot në ora 10:41 në SPB Shkup është lajmëruar se në Gjorçe Petrov në Shkup është shkaktuar zjarr në Kazino, ku është djegur çatia. Nuk ka të lënduar, kurse zjarri është shuar nga brigada kundër zjarrit në Shkup. Trafiku është ndryshuar deri në shuarjen e plotë të zjarrit”, thonë nga MPB.

Rruga ishte bllokuar disa orë e kjo shkaktoi nervozizëm dhe kaos në trafik./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

You may also like