Zjarri në një anije me 1100 Porsche e jo vetëm – Shqip

by admin
Spread the love

Një anije mallrash që transportonte automjete të grupit Volkswagen nga Gjermania në SHBA u përfshi nga zjarri në brigjet e Azores, tha të premten një zëdhënës i Volkswagen.

Marina portugeze njoftoi se 22 anëtarë të ekuipazhit u evakuuan dhe se askush nuk u lëndua.

Anija mbante rreth 1,100 automjete Porsche, tha një zëdhënës i Porsche.

Anija mbante edhe automjete Audi, por numri i tyre nuk dihet.

Në një e-mail të brendshëm nga Volkswagen SHBA thuhet se anija mbante 3965 automjete nga Volkswagen, Porsche, Audi dhe Lamborghini, shkruan gazeta gjermane Handelsblatt.

Volkswagen nuk e ka konfirmuar numrin e automjeteve në bord dhe tha se është në pritje të informacioneve të mëtejshme.

Administrata Detare Portugeze publikoi të mërkurën një foto që tregonte anijen në një re tymi.

Anija “Felicity Ace” ka lundruar nga Emden në Gjermani, ku ndodhet fabrika e Volkswagen, drejt Davisville në shtetin amerikan të Rhode Island, transmeton portali Marine Traffic.

Zjarri është ende i ndezur, por është vënë nën kontroll, tha kapiteni i portit të Horta në ishullin Faial në Azores për agjencinë portugeze të lajmeve Lusa të enjten.

Autoritetet e Azores nuk kanë komentuar ende mbi situatën. /tesheshi.com/

You may also like