Zjarr në Beograd, rrezik për shpërthim të një numrit të madh të bombolave ​​të gazit – Shqip

by admin
Spread the love

Policia në Serbi e ka evakuuar sot një pjesë të njerëzve  që ndodhen pranë qendrës tregtare kineze në Beograd për shkak të shpërthimit të bombolave ​​të gazit, të cilat janë të shumta në objekt.

Raportohet se atje, shpërthimet janë duke ndodhur vazhdimisht, teksa flakët kanë shpërthyer në orën 07:00.

Shefi i Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luka Çaushiq, tha se zjarri është raportuar në orën 06:57 të mëngjesit dhe se ekipet kanë mbërritur për vetëm pak minuta, por se zjarri tashmë është ndezur.

Për të menaxhuar situatën atje janë dërguar edhe helikopterë, shkruan B92.

You may also like