Zikaltrit mundën Fiorentinën 0-1, protagonist ishte dhe Asllani

by admin
Spread the love

Inter fiton minimalisht me rezultatin 0-1 në transfertën e Fiorentinës, në një sfidë që rezultoi shumë e vështirë

Mes protagonistëve të “zikaltërve” në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit Kristjan Asllani, i cili e nisi këtë takim nga minuta e parë.

Ndërsa mori përsipër goditjen nga këndi, Asllani i dhuroi asist Lautaros, me këtë të fundit që shënoi me kokë dhe kaloi Interin në avantazh. “Vjolët” provuan të reagonin dhe në fituan penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Sommer ndaj Nzola.

Penalltia u mor përsipër të ekzekutohej nga Gonzales, goditja e të cilit u ndal nga Sommer, që kështu mbajti portën e “zikaltërve” të paprekur në këtë sfidë. 0-1 dhe Fiorentina renditet në vend të pestë me 34 pikë, teksa Inter merr kreun me 54 pikë, një më shumë se Juventusi i vendit të dytë, por vlen të theksohet se “zikaltërit” numërojnë një ndeshje më pak.

 


Top Channel

You may also like