Zidan mbetet ende në listën e drejtuesve të Bajernit, mund të marrë ndihmës ikonën e klubit bavarez

by admin
Spread the love

Ditët e fundit te Bajerni i Mynihut kanë dalë shumë kandidatë si pasues të Toma Tuhel në fund të sezonit. Alternativat janë të shumta, në krye të listës së drejtuesve gjermanë është Ksabi Alonso, tekniku i Bayer Leverkusen që po bën mrekullinë me “Aspirinat”.

Sipas Sport Bild, bavarezët po eksplorojnë edhe horizonte të tjera, Zinedin Zidan është gjithashtu ndër profilet e vlerësuara. Nuk përjashtohet mundësia që Bajerni në sezonin e ardhshëm të drejtohet nga dyshja Riberi-Zidan.

Të presim e të shohim, me verën që do të shuajë të gjitha enigmat. Gjithsesi, Zidan do të presë përfundimit e Evropianit, për të parë mundësinë të marrë drejtimin e Francës, gjithnjë nëse kjo e fundit nuk shkon të paktën në finale.

PANORAMASPORT.AL

You may also like