Ziadin Sela po mendon të tërhiqet posti i kryetarit të ASH, ja kush përflitet të jetë lider i ardhshëm i partisë

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, është duke e menduar seriozisht dorëheqjen nga posti drejtues në partinë opozitare shqiptare, shkruan Fokus.

Nëse kjo ndodh, sipas informacioneve jozyrtare, është e sigurt se lideri i ri i partisë do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari aktual i përgjithshëm i partisë, Arben Taravari.

Sipas burimeve të mirëinformuara të javores maqedonase, Sela ka bërë të ditur se po mendon të tërhiqet para disa partiakëve të tij, përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, si dhe kolegëve politikanë nga partitë simotra në rajon.

Gjegjësisht, një takim të tillë ai ka pasur edhe me Tomor Alizotin nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në të cilin sipas burimeve tona ka ripërsëritur se po mendon të tërhiqet.

Nëse Sela definitivisht vendos që të mos kandidojë për një mandat të ri në kongresin e radhës të partisë të planifikuar për në mars, siç janë tani për tani, gjetjet tona tregojnë se pasardhësi i tij në pozitën udhëheqëse me siguri do të jetë kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, dhe pozita e sekretarit të partisë do ti jepet një kuadri nga dega e Strugës.

Vitet e fundit Taravari ka qenë sekretar i përgjithshëm i partisë, por së fundmi edhe ka bërë të ditur se do të largohet nga kjo detyrë për shkak të detyrës si kryetar bashkie, si dhe për të liruar një post të vogël.

You may also like