Ziadin Sela kujton Skenderbeun, vllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, ata do të rrojnë sa të rrojë Shqipëria

by admin
Spread the love

Ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka kujtuar ditëlindjen e heriojve kombëtarë, 555 vjetorin e Gjergj Kastriotit SKENDERBEU dhe rëninen e vllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

E tërë mirënjohja dhe lavdia jonë kombëtare graviton në këtë datë të veçantë të historisë, e cila, si asnjë datë tjetër, e në mënyrë krejtësisht magjike, lidh dy fille të rezistencës sonë kombëtare, të luftës për liri, të dinjitetit që ta jep vetëm lufta me pushtuesin, lufta me të Keqen dhe me atë që synon të të zhbëjë.” shkruan Ziadin Sela.

Sela më tej shton, 17 janari nuk është vetëm datëvdekja e Gjergjit tonë, i cili jeton në zemrën e çdo shqiptari, pasi, siç do thoshte eruditi Moikom Zeqo, “çdo njeri e ka një vdekje, por jo çdo njeri e ka një varr”. “17 janari është edhe flakadani që Ai mrekullisht ua dorëzoi shtyllave të atdhedashurisë së historisë sonë të re, vllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Ata do të rrojnë sa të rrojë Shqipëria. Përjetë mirënjohës ndaj flakës që ndezën.“- shkruan ai.

You may also like