Zhuri dhe Dragashi pa rrymë si pasojë e prishjes në largpërçues

by admin
Spread the love

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se një numër i caktuar i konsumatorëve në Zhur dhe Dragash kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje në një largpërçues.

Ekipet e KEDS-it aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht deri në kthimin me furnizim të rregullt me energji elektrike, njofton Shqip.

“Informojmë konsumatorët tanë se NS 35/10 KV Zhuri dhe NS 35/10 KV Dragashi janë jashtë funksionit si pasojë e prishjes në Largpërçuesin 35kV”.

“KEDS kërkon mirëkuptim te konsumatorë tanë të afektuar nga kjo prishje dhe i siguron se në një afat sa më optimal kjo prishje do të rregullohet”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like