Zgjedhjet, ASH akoma pa vendim se si do të garoj – Shqip

by admin
Spread the love

Aleanca për shqiptarët krahu i Ziadin Selës akoma nuk ka një vendim se si do të garoj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Në një prononcim për KlanMaqedoni, Sela nuk përjashtoi mundësinë e koalicionimit por tha se në këtë moment akoma nuk ka negociata me asnjë subejkt politik.

“Do të kemi takime me strukturat dhe po dëshmojmë çdo moment se jemi të gatshëm për çdo variant sa i përket bisedimeve, jo nuk ka pasur ndonjë bisedim kur të ketë do të jeni të informuar”, tha Sela.

Ai poashtu tha se ASH ka qenë faktor i cili ka sjllë skenen politike, vetëm stabilitet dhe avansim për të drejtat e shqiptarëve./tvklan.mk

You may also like