zëri i Kosovës në Këshillin e Europës, nga një e mbijetuar lufte – Shqip

by admin
Spread the love

Për herë të parë, zëri i Kosovës është dëgjuar në Këshillin e Europës, pak javë pas anëtarësimit të Prishtinës në këtë organizëm europian.

Ajo që ka shkruar një copëz histori diplomatike në këtë rast ka qenë Saranda Bogujevci, një femër simbol e luftës, si një e mbijetuar fëmijë me shumë plagë, si pasojë e represionit barbar serb.

Në pozitën e Zv/kryetares së Kuvendit të Kosovës, ajo potencoi pikërisht këtë status të saj, teksa përcolli mbështetjen për Ukrainën e gjendur përballë pushtimit rus.

“Unë jam një e mbijetuar e luftës së fundit në Kosovës. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, tha Saranda Bogujevci, e cila është nga Podujeva.

Ajo  theksoi se sot Kosova është një ndër demokracitë më të zëshme në rajon dhe se e ardhmja e saj, nuk mund të jetë tjetër perveçse si pjesë e familjes europiane.

“Nëse nuk më besoni, mund të vini edhe ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni. Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka shumë kohë që është mbyllur. Megjithatë, sot ne flasim për të ardhmen europiane. Ne si Kosovë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi Europë”, u shpreh Bogujevci, e cila mban emrin e një prej qyteteve më të njohura shqiptare për turizëm veror – Saranda – një traditë patriotike kosovare kjo për të emërtuar fëmijët me emra qytetesh shqiptare.

Fjalimi i saj u shoqërua me shumë duatrokitje. /tesheshi.com/

 

You may also like