Zemërim në Iran/ 22-vjeçarja ndërron jetë pasi u rrah nga “policia e moralit”

by admin
Spread the love

Një 22-vjeçare iraniane ka humbur jetën disa ditë pasi u arrestua nga “policia e moralit” në vendin e saj. Ajo u akuzua se nuk respektoi rregullat strikte për mbulimin e kokës. Kjo ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

Dëshmitarët okularë thanë se Mahsa Amini u rrah teksa ishte brenda një furgoni policie. Ajo u ndalua të martën në Teheran. Policia i ka mohuar akuzat. Autoritetet thanë se Amini “kishte pësuar papritur një problem në zemër”.

Ky është i fundit në një serie raportimesh për brutalitetin ndaj grave nga autoritetet në Iran gjatë javëve të fundit. Familja e Amini tha se ajo ishte një grua e re dhe e shëndetshme. Ata shtuan se nuk kishte asnjë arsye shëndetësore që të shpjegonte një problem të papritur të zemrës.

Ata u informuan se ajo ishte dërguar në spital disa orë pas arrestimit të saj. Familja tha se ajo kishte kaluar në koma përpara se të vdiste të premten. Policia e Teheranit tha se 22-vjeçarja ishte arrestuar për “sqarime dhe edukim” në lidhje me hixhabin. Kjo është shamia e cila është e detyrueshme për të gjitha gratë.

Vdekja e saj vjen pas raporteve në rritje për akte represive kundër grave. Kjo përfshin edhe ato që gjykohen se nuk janë në përputhje me kodin islam të veshjes. Gratë ndalohen të hyjnë në zyrat qeveritare dhe banka.

Reagimet

Shumë iranianë, përfshirë individë pro-qeveritarë, po shprehin zemërimin e tyre në platformat e mediave sociale në lidhje me vetë ekzistencën e policisë së moralit. Këto njihen gjithashtu si Patrulla udhëzuese. Të rinjtë po përdorin tani hashtagun “Patrulla Vrasjeje”.

Në mediat sociale janë shfaqur video ku oficerët ndalojnë gratë. Ata i tërheqin zvarrë në tokë dhe i largojnë me forcë. Shumë iranianë fajësojnë për këtë drejtpërdrejt liderin suprem, Ali Khamenei.

Një fjalim i tij i vjetër po shpërndahet në rrjetet sociale. Aty ai justifikon rolin e policisë së moralit dhe këmbëngul se nën sundimin islam, gratë duhet të detyrohen të respektojnë kodin islam të veshjes.

Episodi i fundit vetëm sa do të thelloi ndarjen midis një pjese të madhe të shoqërisë së re dhe të gjallë të Iranit dhe sundimtarëve të saj radikalë. Kjo përçarje duket gjithnjë e më e vështirë për t’u rregulluar.

You may also like