Zelensky shkarkon urgjent 5 ambasadorë, mes tyre ai i Gjermanisë

by admin
Spread the love

Shkarkohen menjëherë nga detyra 5 ambasadorë ukrainas në vende të ndryshme të botës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar ditën e sotme se janë shkarkuar nga detyra ambasadorët ukrainas në Gjermani, Hungari, Norvegji, Indi dhe Republikën Çeke.

Lideri ukrainas nuk ka dhënë arsye për shkakrimin, ndërsa në një dekret të postuar në faqen e presidentit njoftohet vendimi.

Nuk dihet nëse diplomatët e shkarkuar do marrin poste të tjera, ndërsa më herët Zelensky u kishte drejtuar atyre thirrje të herëpashershme që të siguronin mbështetje për Ukrainën gjatë luftës në vendet ku ata po shërbenin.

Rruga Press

You may also like