Zelensky: Putin vrau shefin e mercenarëve Wagner, Prigozhin

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se Vladimir Putin vrau shefin mercenar Yevgeny Prigozhin.

Megjithëse nuk dha asnjë provë për pretendimin rreth vdekjes së themeluesit të Wagner Group pas rrëzimit të aeroplanit të tij muajin e kaluar, Zelensky tha se: “Putini ka humbur vetëbesimin – si njeri, si politikan.”

“Fakti që ai vrau Prigozhin – të paktën ky është informacioni që ne të gjithë kemi, jo ndonjë lloj tjetër – kjo gjithashtu flet për nivelin që ka shkuar racionaliteti i tij dhe për faktin se ai është i dobët.”

Ai tha se në Ukrainë “nuk kishim ditë zie” kur Prigozhin vdiq, pasi ai është “një terrorist më pak për ne“.

“Morali i rusëve ra sepse u mbuluan me wagnerianët, nxituan përpara, dhe nuk mund të ktheheshin më pas”, shtoi ai.

Kremlini ka thënë më parë se të gjitha shkaqet e mundshme të rrëzimit do të hetohen, duke përfshirë mundësinë e një loje të keqe. Ai e quajti sugjerimin që Putin urdhëroi vdekjen e Prigozhin dhe njerëzve të tij një “gënjeshtër absolute”.


Top Channel

You may also like