Zelanda e re rikthen duhanin/ Qeveria e djathtë zhbën planet për ndalimin e duhanpirjes

by admin
Spread the love

Qeveria e re e Zelandës së Re krijuar pas fitores së populistëve të djathtë thotë se ka në plan të heqë ndalimin e pirjes së duhanit për të financuar uljen e taksave.

Qeveria e dikurshme e drejtuar nga Jacinda Ardern, do të ndalonte shitjen e cigareve vitin e ardhshëm për këdo që është lindur pas vitit 2008 që do të thotë çdo neozelandazi mbi 16 vjeç.

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në Zelandën e Re dhe politika synonte të ndalonte brezat e rinj të bëheshin duhanpirës. Ekspertët e shëndetësisë kritikuan ashpër ndryshimin e papritur. Legjislacioni i miratuar vitin e kaluar ishte vlerësuar ndërkombëtarisht me modele kërkimore që mbështesin reformat kryesore.

Masat përfshinin kufizimin e numrit të shitësve të duhanit dhe uljen e nivelit të nikotinës në cigare për të shpëtuar 5 mijë persona çdo vit. Nga këto ligje u frymëzua edhe Britania e Madhe për të shpallur ndalimin e pirjes së duhanit nga të rinjtë. Por në Zelandën e re grupet e interesit dolën kundër reformës përfshi edhe shitësit e duhanit.

Nga ndalimi i duhanit financat shtetërore morën 1 miliardë dollarë më pak taksa. Qeveria e re e djathtë kërkon të ulë taksat dhe mungesën kërkon ta kompensojë me rikthimin e pirjes së duhanit. Rikthim që duhet edhe si një zgjidhje politike për shkak se një nga anëtarët e koalicionit kërkonte heqjen e kufizimeve në shkëmbim të votës për qeverinë e re.


Top Channel

You may also like