Zeka për punësimet: Lule e dritë paskan qenë Nisma, PDK e AAK, çka ishte VV-ja

by admin
Spread the love

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, në një intervistë për emisionin Direkt në ATV, për punësimet e fundit në KEK, të cilat u raportuan se kanë lidhje me VV’në, ka thënë se se lulë e dritë ishin kanë NISMA, PDK e AAK, se çka është t’u ba VV’ja.

“Ju e dini se edhe në këtë studio, edhe në studio tjera më heret, se çfarë goditje i kam dhënë NISMA’s. Kam pas thënë se këta, me gjyshe e me dajë, me teze e me krejt.. NISMA ka qenë kampion i punësimeve. Pastaj ka ardh PDK, AAK, LDK, i kanë çu me lista. Për shembull, një njeri shumë i madh i politikës së PDK’së, punëso te VALA gruan e djalit, tani babën e gruas 63-64 vjeçar, punëso ço me lista tani Ramushi… kanë ba gara kush po punëson, edhe thojsha ishalla more zot iu vjen fundi këtyre njerëzve”.

“Më beso se lulë e dritë ishin kanë këta se çka është t’u ba VV’ja. Merre RTK’në, 150 familje i kanë lanë direkt pa punë, këta matrapazat që kanë ardh aty që nuk kanë lanë sen t’zezë pa ba kundër RTK’së. Shikoni ku e kthyen procesin e zgjedhjes së drejtorit në zero. Pse, sepse është lufta mes Listës GUXO dhe VV’së se kush me u ba drejtor i RTK’së”, është shprehur Zeka.

You may also like