Zejdi flet për Kastriotin: E kam pritur tradhëtinë e tij

by admin
Spread the love

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka komentuar veprimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi për të mos marrë pjesë në seancën për mosbesimin e Qeverisë.

Zejdi u shpreh se nuk ka qenë i befasuar nga veprimi i Rexhepit, pasi siç tha, “Njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të tradhtojnë gjithmonë”.

Ndërkaq është shprehur se beson se deri në mesnatë, kur është afati i fundit për votim të mosbesimit të Qeverisë, do të gjendet zgjidhje.

“Unë me Kastriot Rexhepin kam komunikuar para katër vjetësh, të fundit herë. E kam ditur se ai çfarë rruge ka marrë, e kam ditur se çfarë rruge kanë marrë edhe subjekti politik ku është ai, për fat të keq ndodhi, apo për fat të keq tonin ndodhi që mos bie sot BDI-ja.

Shpresoj se deri në 12 do të ndodh e kundërta, por e mira është që njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të vazhdojnë të tradhtojnë gjithmonë”, tha Rexhepi teksa dilte nga Kuvendi, transmeton TV21.

Video:

You may also like