Zejdi: Alternativa duhet ta kushtëzojë Qeverinë për rastet e montuara, ashtu siç premtoi kur u bë pjesë e saj, në të kundërt të japë dorëheqje

by admin
Spread the love

Deputeti Skënder Rexhep Zejdi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, akuzoi partinë Alternativa se për aq kohë sa janë në Qeveri nuk kanë bërë asnjë hap para sa i përket rasteve të montuara dhe për sjelljen e ndërkombëtarëve për të hetuar këto raste, ashtu siç premtoi kur u bë pjesë e Qeverisë. Ai theksoi se me 4 deputetë, përfshirë edhe vetë Zejdin, Alternativa i ka të gjitha mundësitë që ta kushtëzojë Qeverinë, në të kundërt Qeveria do të binte ditën e nesërme pa këtë subjekt politik.

“Alternativa duhet të këmbënguli kundër Qeverisë, ose të hetohen çështjet e montuar, ose të largohet nga Qeveria. Ose sjellin ndërkombëtarë të hetojnë këto raste, ose të japin dorëheqje. Unë jam i pari që do ta përkrah këtë nismë. Nëse ikin 4 deputetë, nuk ka më qeveri. Alternativa e ka fuqinë politike ta kushtëzojë qeverinë për rastet e montuara. Nëse Alternativa është kapur nga interesa personale, nëse Alternativa është akomoduar në pushtet atëherë nuk do ta bëjnë këtë kërkesë”, tha Zejdi.

You may also like