Historike! Eintraht Frakfurt i shet mjekun e skuadrës klubit të Premier Ligës

by admin
Spread the love

Në futbollin e sotëm, çdo gjë ka një çmim, edhe mjeku i skuadrës. Një shkëmbim i pazakontë do të ndodhë në fund të këtij edicioni kur mjeku i skuadrës së Eintraht Frankfurt, do të zhvendoset në Angli, për t’iu bashkuar klubit të Brajton në Premier Ligë.

“Bild” bën të ditur se mjeku Florian Fab i skuadrës gjermane, do të shkojë në klubin anglez në verën e ardhshme, për të vazhduar punën e tij në Premier Ligë. Por ai ka ende një kontratë në fuqi me Eintrahtin e kësisoj, Brajton është detyruar që të paguajë një shumë si dëmshpërblim për ta ndërprerë atë.

Raportohet se anglezët do të kalojnë mbi 200 mijë euro në arkat e Eintrahtit, duke regjistruar kështu transferimin e parë të këtij lloji për një doktor nga klubet e Bundesligës.

Pfab ka qenë pjesë e Eintrahtit që nga viti 2019 dhe njihet gjerësisht edhe për faktin se ka qenë ai që shpikur çamçakëzin “COVIDGUM që shërben si antiviral për sëmundjen.

PANORAMASPORT.AL

You may also like