Zbulohet tunel nëntokësor në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi – Shqip

by admin
Spread the love

Një tunel nëntokësor që lidhet me Gjykatën e Lartë është zbuluar në Mal të Zi.

Tuneli është i gjatë të paktën 30 metra dhe lidhej me një godinë aty pranë në rrugën “Njegoseva” në Podgoricë.

Supas autoriteteve malazeze, besohet se ky tunel i nëndheshëm është hapur të paktën për 1 muaj e gjysmë. Mendohet të ketë ndodhur nga fundi i muajit Korrik, kur banesa në bodrumin e pallatit ishte dhënë me qira.

Kryetari i Gjykatës së Lartë malazeze u tha gazetarëve se nga depoja, vendi me të cilin lidhej tuneli, nuk mungonte pothuajse asgjë.

Por drejtori i policisë nuk mendonte njësoj, sipas të cilit “kriminelët nuk kanë gërrmuar në mënyrë rekreative”.

Mediat malazeze raportojnë se disa pistoleta janë zhdukur dhe depoja e Gjykatës së Lartë. Po kështu është konstatuar se janë kontrolluar çështje të shumta që kanë të bëjnë me kreun e një grupi kriminal në Mal të Zi të quajtur Kavaka.

/tvklan.al

You may also like