Zbulohet shuma që do të përfitojnë bonuset lojtarët e Interit

by admin
Spread the love

Lojtarët e Interit do të përfitojnë dy milionë euro sa herë që kualifikohen në një raund eliminator të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndërsa bonusi kolektiv për fitimin e kompeticionit është 5 milionë euro. Interi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe synon të përmbushë të njëjtin objektiv këtë sezon, duke shpresuar për një fund tjetër.

Ata u kualifikuan në raundin e 16-të këtë sezon dhe mundën Atletico Madridin në “Giusseppe Meazza” në ndeshjen e parë dy javë më parë.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se lojtarët e Interit do të fitojnë dy milionë euro – që do të ndahen në mënyrë të barabartë nga të gjithë anëtarët e skuadrës, nëse kualifikohen për në çerekfinale. Ata do të marrin të njëjtën shumë sa herë që kualifikohen në raundin e ardhshëm, ndërsa fitimi i finales do të siellte pesë milionë euro për lojtarët.

Gazeta sqaron se Simone Inzaghi dhe anëtarët e stafit të tij kanë marrëveshje të ndryshme, ndërsa lojtarët kryesorë të Interit mund të ndajnë 4 milionë euro të tjera falë bonuseve të përfshira në kontratat e tyre.

You may also like