Zbulohet plani i Bajernit, ylli i Barcelonës vjen në Mynih me “formulën” e Kejnit dhe Manesë

by admin
Spread the love

Ronald Arauho ka marrë përmasat e një “dashurie të verbër” në lupën e trajnerit Tomas Tuhel. “Sky Sport.de” prononcohet se trajneri i bavarezëve e ka vendosur mbrojtësin uruguaian në majë të listës së dëshirave. Vetë lojtari e ka thënë fjalën e tij, qëndrimin në Barcelonë.

Megjithatë, nevoja për të ardhura mund të ndikojë te presidenti Laporta. Vështirësitë në arkat e kampionëve të La Ligës do të vështroheshin si zgjedhje emergjente, ndonëse futbollisti me karakteristika defensive vlerësohet tej mase në planet e “timonierit” Ksavi Hernandez.

Thuhet se Bajerni do të përdorë strategjinë e transferimeve të Sadio Manesë dhe Herri Kejnit, sulm frontal në përmbylljen e operacionit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like