Zbulohet motivi që çoi në vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Gjakovë

by admin
Spread the love

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detaje të reja ekskluzive.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjon Gjokaj.
Vdekjen e vëllezërve Islamaj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur në plotni rrethanat e rastit.



You may also like