Zanetti: Kemi besim te Inzaghi, nuk ka pasur asnjë tratativë me Dybalan

by admin
Spread the love

“Gjithmonë kemi pasur besim tek Inzaghi”. Kjo ka qenë fjalia që zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti ka thënë për të shuar çdo thashethem se tekniku zikaltër mund të shkarkohet pas startit të dobët të këtij sezoni në Serie A.

Ka qenë vetë kapiteni legjendar që përgjatë fjalës së tij në një festival të organizuar nga “La Gazetta dello Sport” ka konfirmuar në krye të stolit Inzaghin. “Ne jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi. Duhet të jemi një skuadër e bashkuar dhe gjithçka varet nga aftësia jonë për të qenë protagonistë. Unë jam i bindur që janë të gjitha mundësitë për të qenë protagonistë.”

Ai foli gjithashtu edhe për thashethemet e shumta të verës ku flitej se Paulo Dybala ishte shumë pranë Interit. Në këtë rast Zanetti mohon gjithçka.

“Nuk kishte asnjë tratativë mes palëve. Ne blemë Romelun dhe sektori i sulmit u plotësua. Do të ishte shumë e vështirë që të blinin edhe një tjetër lojtarë, për me tepër Dybalan.” /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like