Zanetti: Duam të fitojmë Kupën pas 11 vitesh, të bëjmë tifozët të lumtur

by admin
Spread the love

Finalja e Kupës së Italisë do të vendosë përballë Interin dhe Juventusin për të ngritur në qiell trofeun. Përpara kësaj sfide ka folur edhe Javier Zanetti, kapiteni legjendar i Interit, i cili është edhe lojtari i fundit që e ka ngritur këtë trofe me zikaltrit. Ai foli për La Gazzetta dello Sport ku shprehu dëshirën që Interi të rikthehet te fitimi i këtij trofeu.

“Të mbaja veshur shiritin e kapitenit ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe për mua, përveë se ishte edhe një nder i madh. Interi ka një histori prestigjioze dhe detyra e futbollistëve është gjithmonë që të bëjmë të lumtur tifozët tanë.

Sezoni pas tripletës ka qenë i komplikuar, por më pas me afrimin e Leonardos bëmë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe e mbyllëm duke ngritur një tjetër trofe në fund.

Ne atë mbrëmje ndaj Palermos kishim mundësinë të bënim sërish të lumtur popullin tonë, por edhe për t’i treguar të gjithëve se grupi jonë ishte akoma i fortë dhe kishim ende uri për të fituar.

Në Olimpico ishte një atmosferë e jashtëzakonshme sepse ishin gjithashtu edhe shumë tifozë të Palermos që ëndërronin për një ndeshje historike.

Një sfidë që nuk ishte aspak e lehtë, por më pas mendoi Eto’o me një dygolësh dhe Milito që na dhuruar një tjetër mbrëmje të paharrueshme. Pas 11 vitesh duam të fitojmë sërish Kupën e Italisë”. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like