Ylli i muzikës Robbie Williams tani është edhe një astrolog i suksesshëm

by admin
Spread the love

‘Kozmiku’ Bob Smart alias këngëtari Robbie Williams ka kohë që u jep këshilla të vlefshme astrologjike ndjekësve të tij në Instagram dhe mesa duket po ia del shumë mirë edhe në këtë fushë.

Këngëtari i njohur poston në llogarinë personale në Instagram, përveç fotove edhe videove të shumta nga jeta personale dhe profesionale,  edhe këshilla dhe parashikime astrologjike, herë humoristike e herë më serioze, si burim frymëzimi për këdo që e ndjek.

Ai vret mendjen për kuptimin e jetës, i nxit fansat të ‘heqin qafe’ njerëzit që nuk i pranojnë ashtu siç janë, madje ai është shumë i gatshëm të lërë skenën dhe të studiojë “sekretet” e jetës.

Ylli i muzikës tashmë duket se është shumë i përfshirë me astrologjinë, me shembuj tipikë të postimeve të tij të fundit me parashikime dhe këshilla për shenja të ndryshme të horoskopit.

Një javë më parë, Williams postoi një parashikim për Demin, duke vënë në dukje në mbishkrimin e tij se ai është zyrtarisht i certifikuar si astrolog dhe se po bëhet profesionist në këtë fushë, madje u tha fansave t’i tregojnë datat kur kanë lindur dhe, nëse do i lindte dëshira mund t’iu bënte edhe tabelën e tyre astrologjike.

Por sarkazma dhe humori që e karakterizojnë Robbie-n nuk mungon as në këto postime.

Në këshillën e tij për Demin, astrologu “i madh” siç i thotë vetes ai me auto ironi, theksoi se të lindurit në shenjën e Demit kishin mundësinë të bënin një ndryshim të madh në jetën e tyre, me një përjashtim: Steve. 

Kush është Steve?!, do pyesni ju.

Nuk e dihet kush është Steve, por nga çfarë lexohet në Instagramin e këngëtarit, ai nuk ka folur shumë mirë për të në postim, duke i thënë ndër të tjera se të gjithë mund të fillojnë të bëjnë plane të reja për jetën e tyre, përveç atij. “Të gjorit Steve

Më pas ai tregoi pak simpati për Luanët, duke i justifikuar në postimin përkatës nervat që ata kanë, por gjithsesi një përfaqësues i kësaj shenje duhej të paguante për këtë. Në këtë rast, nuk ishte Steve por Todd .

Kush është Todd?

Askush nuk e di, përveç vetë Robbie, dhe Todd-it natyrisht.

Asnjë shenjë e zodiakut duket se nuk është kursyer nga mesazhi astrologjik i karizmatikut Bob Smart alias Robbie Williams.

Pas Dashit ai pati probleme edhe me Ujorët, me Bricjapët, me Peshoren, ku u shfaq sërish Steve, por edhe me Peshqit.

Dhe sigurisht pika e dobët ishte shenja e tij, Akrepi, ku ai nuk u kufizua vetëm me një parashikim ku flitej me superlativa, por e shoqëroi edhe me postimin e një foto të tij të zhveshur.


Top Channel

You may also like