Yilmaz tërhiqet nga kombëtarja: Penalltia do më përndjekë gjithë jetën

by admin
Spread the love

Turqia nuk ia doli të siguronte një biletë për në finalet e “Play-Off-it” Katar 2022, pas humbjes në stadiumin “Dragao” përballë Portugalisë. Kapiteni Burak Yilmaz shpërdoroi një penallti në minutën e 85-të që mund të çonte sfidën në shtesë.

36-vjeçari e nisi takimin si titullar, duke shënuar golin e vetëm të Turqisë në minutën e 65-të, ndërsa pas penalltisë së humbur edhe eliminimit nga Katar 2022, sulmuesi i Lille ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja turke.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren, është  i nevojshëm një ndryshim brezash. Penalltinë e humbur do ta shoh në ëndërr çdo natë për gjithë jetën time”, ka thënë sulmuesi që në 77 ndeshje ka shënuar 31 gola me fanellën e Turqisë. / Oversport.tv

Foto: Türkiye #BizimÇocuklar 🇹🇷 @MilliTakimlar Twitter

You may also like