Xhelal Mziu ‘tradhton’ platformën e Alibeaj, tregon si mund të bashkohet PD-ja

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka ndërruar mendje ndaj platformës së Enkelejd Alieaj, ndërsa propozon një tjetër platformë për bashkimin e Partisë Demokratike.

Edhe pse sot doli pro mbështetjes së platformës së Alibeajt, Mziu duket se ka ndërruar mendje. Mziu rendit disa pika që sipas tij duhet të merren parasysh për të pasur zhvillime në Partinë Demokratike. Mziu kërkon që të mos ketë të përjashtuar nga PD si dhe të tërhiqet ankimimi në Gjykatë. Muajin gusht e propozon si kohë për të zhvilluar zgjedhjet në PD, për të zgjedhur kryetarin e ri.

Platforma e propozuar nga Mziu:

“Unifikimi total i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas 25 prillit 2021.

Heqja dorë nga ankimimi në gjykatën e apelit të vendimit për Partinë Demokratike!

Shpallja NUL e çdo përjashtimi, që nga kryesia PDSH, këshilli kombëtar e çdo zgjedhje apo emërim të bërë në strukturën drejtuese e deri në bazën e PD (nga PD apo Foltorja)!

Hartimi i një programi e grafiku zgjedhjesh nga baza deri në Kuvendin Kombëtar përbashkues të PD!

Grupi parlamentar i PD si e vetmja strukturë e çertefikuar të jetë pjesa substanciale e grupeve të punës në terren nga dy palët, ku zgjedhjet nga Seksioni, Grupseksioni dhe deri në rang Kryetar dege të jenë deri në korrik 2022, më sakt:

Zgjedhje të reja në seksione Maj 2022.

Zgjedhje të reja në Grupseksione Maj-Qershor 2022.

Zgjedhje e Kryetarëve të Degëve në bazë dege dhe Bashkie në Qershor-Korrik 2022.

Zgjedhje e Kryetarit të PDSH Korrik ose Gusht 2022.

Organizimi i Kuvendit Kombëtar Përbashkues i PD dhe zgjedhja e strukturave të Këshillit Kombëtar të PD, etj në Korrik ose deri Gusht 2022.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe Zgjedhja e Kryesisë dhe strukturave të tjera drejtuese të PD Gusht ose në Shtator 2022.

Të hartojmë një platformë konkurruese qeverisëse të PD (të shpaloset në shtator ose tetor), që të binden jo vetëm demokratët por dhe apolitikët, pse jo dhe socialistët që Shqipëria meriton një qeverisje ndryshe nga sot, një qeveri që i bënë qytetarët shqiptarë që të ndjehen si qytetarët e BE këtu në Shqipëri.”, ka shkruar Mziu.

You may also like