Xhaka flet për reagimin pas zëvendësimit: Kam dashur të luaj më shumë, kjo po bëhet më e madhe tani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova barazoi 1-1 në takimin miqësor ndaj Zvicrës, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Cyrih.

Xhaka, i cili pas zëvendësimit doli nga fusha i nervozuar foli pas ndeshjes.

Lidhur me zëvendësimin, Xhaka tha se ka dashur të luaj më shumë, teksa shtoi se edhe Kosova dhe Shqipëria kanë kombëtare shumë të mira.  

“Nuk ka shansa. E veçante për mua, 100 ndeshje me Zivcrën por hala ma e veçantë me Kosovën, me vendin tem. E kam një karakter që dua te jem në fushë. Dua të luaj sa më shumë për Zvicrën. Kjo temë po bëhet pak më e madhe, kështu që nuk dua të zgjasë këtë temë. Një ekip shumë i mirë, me indvidualë shumë të mirë, po forcohet. Nuk mendoj se vetëm për ne ka qenë një lojë me emocione, por edhe për Kosovë. Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër por luajnë për Kosovë. Edhe Kosova ka një kombëtare shumë të bukur, edhe Shqipëria edhe Kosova. Na kemi luajtur për Zvicër edhe kurrë nuk kemi mundur ta ndërrojmë”- përcjell Insporti.

Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras. 

You may also like