FOKUS – Pistorius në Paris për marrëveshjen e sistemit të armëve MGCS

by admin
Spread the love

PARIS, 26 prill /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius mbërriti sot në Paris për bisedimet përfundimtare mbi një projekt të përbashkët armatimi franko-gjerman me vlerë miliarda euro.

Pistorius dhe ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu pritet të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi në një përpjekje për të zhvilluar së bashku Sistemin Kryesor të Luftimit Tokësor (MGCS), i cili synon të zëvendësojë tanket kryesore aktuale të betejës të vendeve.

“Projekti MGCS” është konceptuar jo vetëm rreth një dizajni të ri të tankeve kryesore të betejës, por edhe një sërë sistemesh dhe automjetesh të ndërtuara nga ajo platformë që do të lidhë tanket e betejës në një rrjet të dhënash me armë mbështetëse si dronët dhe sistemet e tjera pa pilot.

“Ndërlidhja e sistemeve të armëve do të mundësojë një hap teknologjik në teknologjinë ushtarake”, sipas mbështetësve të projektit.

“Projekti MGCS” pritet të zëvendësojë tanket kryesore të betejës “Leopard 2” të Gjermanisë dhe Leclerc të Francës.

Gjermania do të luajë një rol udhëheqës në zhvillimin e MGCS, i cili është një homolog i projektit të përbashkët “Future Combat Air System” (FCAS) që udhëhiqet nga Franca, i cili përfshin zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së ardhshme, si dhe dronët dhe sistemet e tjera.

Ashtu si projektet e tjera të përbashkëta evropiane të mbrojtjes, përpjekja është vonuar për shkak të tensioneve midis vendeve pjesëmarrëse mbi mënyrën e shpërndarjes së kontratave industriale dhe shpenzimeve të tjera midis kompanive.

Në maj 2021, Gjermania, Franca dhe Spanja arritën një marrëveshje në parim për FCAS, e cila vlen miliarda euro, pas një beteje të gjatë mbi politikën industriale.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like