Mëngjesi i shëndetshëm ju ndihmon të mbani trupin në formë – Shqip

by admin
Spread the love

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës. Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll.

Disa studime rekomandojnë se ngrënia e një
mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të mos
shtoni më tepër në vazhdimësi. Sipas të dhënave një mëngjes i shëndetshëm është
shumë i rëndësishëm për arsyet e mëposhtme:

Do Të Jeni Më Pak Të Uritur

Ngrënia e mëngjesit parandalon rikthimin e
shpejtë të urisë gjatë ditës. Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për ju për
të mos e tepruar me ushqimin në orët në vijim. Kur nuk hani mëngjes, mund ta
shtyni ngrënien e ushqimit për një orë të mëvonshme dhe në këtë mënyrë e lejoni
organizmin të akumulojë më shumë yndyrna dhe të shtoni në peshë.

Do Të Bëni Zgjedhje Të Shëndetshme

Ngrënia e mëngjesit është hapi i parë drejt
marrjes së vendimeve të shëndetshme sa i përket ushqyerjes. Njerëzit që hanë
mëngjes kanë tendencën të tregohen më të kujdesshëm gjatë ditës me ushqimet.
Ata zgjedhin ushqime të pasura në vlera dhe jo ushqime të shpejta. Njerëzit që
nuk hanë mëngjes me gjasë nuk do të hanë as fruta e as perime gjatë ditës.

Do Të Jeni Më Energjikë

Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon
organizmin me shumë energji që i duhet për të nisur mbarë ditën. Nëse nuk hani
mëngjes, atëherë do të neglizhoni edhe aktivitetin fizik gjë që pengon rënien
në peshë. Nëse deri më tani nuk keni ngrënë mëngjes për të kursyer kohë apo
kalori, jeni në kohë për të ndryshuar.

Është koha të hani shëndetshëm dhe të
menaxhoni peshën e trupit. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme ofrojnë një
këshillë mjaft interesante. Sipas tyre njeriu duhet “të hajë mëngjes si një
mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i vobektë.”/AgroWeb

You may also like