Forumi botëror për Dialogun Ndërkulturor në Baku, Aliyev: S’mund të themi duam paqe dhe pastaj të sulmosh fqinjin

by admin
Spread the love

BAKU, 6 maj /ATSH/ Në Baku të Azerbajxhanit u mbajt për tre ditë me radhë forumi i 6-të botëror për Dialogun Ndërkulturor, me temë “Dialogu për Paqe dhe Siguri Globale: Bashkëpunim dhe Ndërlidhje”.

Forumi u zhvillua në Qendrën e Konventës në Baku. Ky takim është kthyer në një platformë diskutimi, ku synohet forcimi mirëkuptimin e ndërsjellë midis popujve.

Në nisje të forumit, ishte i pranishëm Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i cili theksoi rëndësinë e dialogut të sinqertë, si rruga drejt paqes dhe sigurisë.

“Përfaqësues nga më shumë se 110 vende po marrin pjesë në Forumin e 6-të Botëror për Dialogun Ndërkulturor. Kjo vërtet tregon se Forumi është kthyer në një platformë shumë të rëndësishme ndërkombëtare për diskutimin e çështjeve që lidhen me dialogun ndërkulturor”, tha presidenti Aliyev.

“Duhet bashkëpunim dhe vullnet i plotë dhe i sinqertë për të zgjidhur problematikat, për të adresuar sfidat që kemi.  Ne nuk mund të demonstrojmë hipokrizi, standarde të dyfishta, ose thjesht të injorojmë dhe të mbyllim sytë kur shohim se demonstrohen hipokrizi dhe standarde të dyfishta. Kur artikuloni vlera të këndshme si toleranca, dialogu, demokracia dhe të drejtat e njeriut, por vazhdoni të kolonizoni më shumë se një duzinë territore jashtë shtetit, kjo nuk është gjë tjetër veçse hipokrizi dhe duhet ndalur. Përvojat tona në multilateralizëm sigurisht që do të na ndihmojnë gjatë presidencës sonë të COP29. Ne kemi axhendën tonë “jeshile” (Green Agenda) dhe do të mirëpresim COP29. Me vendim unanim, Azerbajxhani u zgjodh si vend pritës dhe ne e shohim rolin tonë në ndërtimin e urave. Siç e përmenda, historia, gjeografia dhe ndërveprimi ynë me institucionet evropiane dhe në të njëjtën kohë vendosja gjeografike midis Perëndimit dhe Lindjes na mundëson të bëjmë shumë.”, tha Alyiev.

Kreu i Shtetit në Azerbajxhan shtoi se vendi i tij arriti paqen përmes luftës.

“Azerbajxhani e siguroi paqen me luftë. Mendoj se kjo duhet të analizohet tërësisht”, tha Presidenti i Azerbajxhanit.

“Të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare miratuan rezoluta dhe vendime që kërkonin tërheqjen e forcave armene, duke përfshirë katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata që i miratuan ato rezoluta nuk bënë asgjë për t’i zbatuar ato. Pra, ne duhej të arrinim paqen përmes luftës. Ajo që bëmë në vitin 2020 – 44 ditët e Luftës Patriotike – na lejoi të çlironim pjesën më të madhe të territoreve. Shtatorin e kaluar ne rivendosëm plotësisht integritetin tonë territorial dhe sovranitetin”, nënvizoi Alyiev.

“Tani jemi në një situatë pas konfliktit. Në këtë situatë pas konfliktit, edhe një herë, ishte Azerbajxhani ai që u soll në mënyrë proaktive. Ishte Azerbajxhani ai që i ofroi Armenisë të fillonte negociatat për një marrëveshje paqeje. Ishte Azerbajxhani, vendi që përpunoi parimet bazë dhe madje hartoi marrëveshjen e paqes. Edhe pse ne rivendosëm plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin shtatorin e kaluar dhe u bëmë objekt i sulmeve politike të pajustifikuara nga Armenia dhe të ashtuquajturit garantues – ne bëmë një propozim për paqe. Tani po shohim tendenca pozitive në rrugën e paqes”, shtoi Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit.

Gjatë aktivitetit morën pjesë dhe përfaqësues nga UNESCO. “Duhet një përballje e qartë dhe konkrete me islamofobinë, ksenofobinë dhe çdo formë diskriminimi që ndikon në acarimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe komuniteteve”, u shpreh Gabriela Ramos, Zv/Drejtuesja e Përgjithshme për çështjet sociale, humane dhe shkencën në Unesco.

“Të gjithë të angazhohemi për një dialog mbi të cilin të ndërtojmë një të ardhme me paqe. Një globalizim i solidaritetit. Duhet një narrativë solidariteti dhe paqeje”, tha ajo.

Salim AIMalik, Drejtori i Përgjithshëm i ICESCO, Islamic World Heritage List, vuri në dukje sfidat që ka bota për çështjet mjedisore. “Nga ajri i ndotur vdesin 7 milionë njerëz në vit, shifër kjo e destinuar të rritet”, tha ai.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse për Sundimin e Ligjit dhe Sigurinë Alexander Zuyev, i pranishën gjatë sesionit të panelit “Përdorimi i fuqisë së butë në zhvillimin e bashkëpunimit shumëpalësh: forcimi i solidaritetit dhe kundërshtimi i ndarjes”, tha se ky forum do të kontribuojë për paqen.

“Aktualisht ne mbështesim ndërtimin e paqes dhe besimit. Konfliktet po rriten në mënyrë të qëndrueshme. Jemi në një udhëkryq të tillë që na duhen instrumente dhe mekanizma shumëpalëshe. Të gjithë duan paqe, por kjo nuk është një detyrë e lehtë. Rëndësia e forumeve të tilla qëndron në bashkimin e liderëve fetarë dhe politikë. Ky vit është i veçantë për OKB-në. Në shtator do të prezantojmë një projekt të quajtur Samiti i së Ardhmes”, shtoi ai.

Në forum morën pjesë mbi 700 të ftuar nga e gjithë bota. Mes pjesëmarrësve të ndryshëm nga mbi 100 kombe, ishin të pranishëm edhe ministra dhe përfaqësues nga ministritë e kulturës të 60 vendeve, së bashku me 28 organizata ndërkombëtare. Gjatë ditëve të forumit pati mbi 20 panele dhe seanca diskutimit, të cilat sollën në vëmendje eksperiencat më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Ky forum, pjesë e “Procesit të Bakut” të iniciuar nga Presidenti Ilham Aliyev në vitin 2008 dhe zhvillohet në bashkëpunim me entitete të njohura ndërkombëtare si Aleanca e Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara (UNAOC), UNESCO, Turizmi i OKB-së dhe Arsimi i Botës Islame. , Organizata Shkencore dhe Kulturore (ISESCO).

Objektivi kryesor i Forumit të 6-të Botëror për Dialogun Ndërkulturor ishte eksplorimi i kryqëzimeve kritike midis lehtësimit të dialogut, kornizave bashkëpunuese, efikasitetit të lidershipit dhe dinamikës komplekse të ndërlidhjes, të gjitha në shërbim të avancimit të paqes globale dhe imperativave të sigurisë.

Fundi i forumit, u shënjua si fillimi i një kapitulli të ri, ku eksperiencat më të mira dhe objektivat e vendosura gjatë diskutimeve tre ditore të kthehen në produkte konkrete për të adresuar sfidat e evidentuara gjatë punimeve të forumit.

/a.f/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like