Grabitje në një kazino në Tetovë, i riu i maskuar dhe me pushkë automatike ka marrë 5000 euro

by admin
Spread the love

Me pushkë automatike ka hyrë në nje kazino në Leshkë, ka urdhëruar punonjësin të shtrihen në dysheme dhe nga kasa ka marrë mbi 300.000 denarë.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 28-vjeçari nga Neproshteni i Tetovës, i cili dyshohet për grabitje dhe posedim të një pushke automatike.
“Më datë 24 prill, i dyshuari i maskuar me
maskë, ka hyrë në një kazino në Leshkë dhe ka kërcënuar me automatik punonjësin e sigurimit dhe një person tjetër të pranishëm. Ai i ka urdhëruar të punësuarit të shtrihen në dysheme, pas së cilës nga sirtarët e arkës i ka marrë 329.780 denarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Kështu, siç shtohet në shkresë, i dyshuari ka kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 237, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1, si dhe veprën penale “Prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve apo lëndëve plasëse. Sipas nenit 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

MARKETING



You may also like