Pangopësia gjermane për emigrantë – Shqip

by admin
Spread the love

Gjermania po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, veçanërisht në sektorin me aftësi të larta, ku vitin e kaluar kishte pothuajse 570 mijë vende pune të paplotësuara në vend, shkruan Deutsche Ëelle.

Ministri i Punës Hubertus Heil tha se është i shqetësuar se deri në vitin 2035 Gjermanisë do t’i mungojnë deri në shtatë milionë punëtorë të të gjitha kualifikimeve.

11.5 milionë njerëz me origjinë emigrante punojnë në Gjermani, pothuajse gjysma e të cilëve kanë edhe pasaportë gjermane.

Përveç kësaj, gjysmë milioni njerëz me origjinë migrante janë në arsim.

Të dhënat e Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit tregojnë se pothuajse 30 për qind e të punësuarve në ndërtim, higjienë dhe pastrim kanë pasaporta të huaja.

Në shumë profesione akademike, pjesa e punëtorëve të huaj është tashmë shumë e lartë dhe pothuajse 14 për qind e mjekëve nuk kanë nënshtetësi gjermane.

“Ne kemi nevojë për migrim,” thotë eksperti i tregut të punës Herbert Bricker i Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimet Profesionale.

Ai beson se edhe ardhja e njerëzve me kualifikime të ulëta mund të jetë me përfitim ekonomik.

Individualisht, migrantë të tillë janë përfitues neto të përfitimeve shtetërore, sepse ata nuk fitojnë një pension të mjaftueshëm dhe varen nga përfitimet sociale në pleqëri, por puna e tyre është e rëndësishme për suksesin e firmave gjermane.

Transferimi i njohurive

Studimet tregojnë se eksportet drejt vendeve të origjinës së emigrantëve janë në rritje. Transferimi i njohurive dhe inovacioni gjithashtu shkojnë paralelisht me migrimin.

Sipas një studimi të Institutit Ekonomik Gjerman, 13 për qind e të gjitha patentave në Gjermani janë paraqitur nga shpikës të huaj.

Në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, të huajt përbëjnë 23 për qind të të punësuarve.

Studimet shkencore tregojnë se migrantët mesatarisht fitojnë më pak se gjermanët dhe se ata kanë një rrezik më të lartë për të qenë të papunë përkohësisht dhe, si rezultat, kanë mesatarisht më pak pensione.

“Problemi kryesor nuk është migrimi, por shumë përfitime për të ardhurat e ulëta dhe të papunët,” argumentoi eksperti i pensioneve Bernd Raffelhuschen i Universitetit të Freiburgut.

Siç thotë ai, duke qenë se migrantët janë mesatarisht më pak të kualifikuar, kjo e rëndon këtë problem, prandaj edhe bilanci ekonomik i migracionit është negativ.

Në të njëjtën kohë, Raffelhuschen bën të qartë se nuk po avokon reduktimin e migracionit, pasi siç pretendon ai, Gjermania nuk ka zgjidhje tjetër për shkak të rënies së natalitetit në 40 vitet e fundit.

Ai mbron sjelljen e të huajve të rinj dhe të arsimuar në vend.

Sipas një studimi të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, më shumë se 35 për qind e emigrantëve në vitin 2020 ishin me aftësi të ulëta, ndërsa përqindja e njerëzve me aftësi të larta ishte më pak se 30 për qind dhe kështu nën mesataren e BE-së.

Kështu, kur flitet për valë emigrimi nga Ballkani kryesisht drejt Gjermanisë, duhet marrë në konsideratë joshja e fortë gjermane për krah apo mendje pune, më shumë se sa “keqqeverisja” në vendet përkatëse më ikje, si shpjegim klisheist mbi feomenin. /tesheshi.com/

You may also like