Bardhi krenohet me statistikat më të mira se Messi

by admin
Spread the love

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi krenohet me statistikat e tij në La Liga kur ishte pjesë e skuadrës së Levantes.

28-vjeçari, i cili është pjesë e Trabzonsporit të Turqisë, ka luajtur pesë sezone për Levanten në Spanjë (2017-2022). Ai thotë se bazuar në statistikat e golave të shënuara nga gjuajtja e lirë kur ishte pjesë e Levantes, kishte përqindjen më të mirë se Lionel Messi që ishte pjesë e Barcelonës.

Në Spanjë, Bardhi për një sezon kishte shënuar 7 gola nga 25 goditje të lira kurse Messi kishte 8 gola të realizuar prej 52 goditjeve të lira.

“Ka pasur raste kur unë isha më i mirë se Messi me statistika. Unë shënova 7 gola nga 25 goditje të lira kurse Messi kishte 8 gola nga 52 goditje dënimi. Kështu që, duke parë përqindjen, unë isha më i mirë. Sigurisht, ndihem krenar kur krahasohesh me një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave dhe kur shënon 7 gola nga goditjet e lirë në një sezon si 22-vjeçar, atëherë ndihesh edhe më mirë. Kur shikoj prapa, mund të them se jam krenar për atë që kam bërë”, tha Bardhi.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut prej vitit 2022 është pjesë e Tranbzonsporit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Këtë edicion, Bardhi ka shënuar 5 gola dhe ka bërë po aq asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat për ekipin turk.

You may also like