Xhaferi flet për kalimin nga Ushtria e Maqedonisë në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për përvojën e tij se si ka kaluar nga ushtria maqedonase për t’iu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kombëtare.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ndonëse shumë njerëz i kishin thënë të bënte kalimin ilegal të kufirit me Kosovën, ai kishte zgjedhur formën legale.

“Zgjodha rrugëtimin legal të kalimit të kufirit nga Gostivari jam drejtuar në Han të Elezit në pikë kalimin kufitar në Bllacë”.

“Kam kaluar me pasaportë sepse nuk kishte rrugëdalje tjetër, duke i ditur pikat kufitare pasi paraprakisht isha i angazhuar në njësinë kufitare të Maqedonisë”.

“Edhe po të më pyeste dikush se ku shkoja, i lirë jam shkojë ku të dua për nevoja private Ferizaj dhe Prishtinë, ishte ditë e shtunë. Kam shkuar fillimisht në Ferizaj, kam shkuar në Prizren, më pas në Kukës”, ka thënë Xahferi. /Klankosova.tv

You may also like