Xavi refuzon Dybalan: Është i mbivlerësuar dhe jo funksional për projektin

by admin
Spread the love

“Dybala i ka thënë agjentit të tij që ti gjejë një skuadër në Spanjë, por nëse Reali i Madridit nuk i është përgjigjur fare telefonatave të njerëzve pranë lojtarit, te Barcelona Xavi ka vënë veton, duke thënë se nuk e do argjentinasin në skuadër pasi është i mbivlerësuar dhe jo funksional për projektin”.

Ky është lajmi i bujshëm që shkruan “Nacional” në lidhje me të ardhmen e lojtarit të Juventusit, që nga 30 qershori i ardhshëm do të jetë një lojtarë i lirë, pasi nuk ka pranuar të rinovojë me bardhezinjtë.

Tekniku i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e do Dybalan në skuadër dhe sipas “Nacional” Interin e sfidon vetëm Atletico Madrid dhe të mëdhatë e Anglisë (Chelsea, Arsenal dhe Tottenham) për mesfushorin. / Oversport.tv

You may also like