Xavi në presion, humbet besimin e bordit të Barcelonës

by admin
Spread the love

Humbja nga Antwerp, duket se i ka shkaktuar shumë dëme në reputacionin e Xavit.

Barcelona u mposht nga skuadra e Arbnor Mujës me rezultat 3:2, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht humbjen skuadra katalonase u kualifikua në mesin e 16-të më të mirëve në Ligën e Kampionëve, si lider i grupit.

Por, sipas Cadena Ser, Xavi tani është nën presion nga disa anëtar të bordit të Barcelonës.

Atmosfera brenda klubit dhe dhomës së zhveshjes është tensionuar, sipas raportit.

Madje katër lojtarë kyç duket se nuk e mbështesin spanjollin.

Robert Lewandowski, Ilkay Gundogan, Frenkie de Jong dhe Marc-Andre ter Stegen janë të pakënaqur me Xavin.

Anëtarët e bordit gjithashtu dyshohet se janë shprehur të zhgënjyer me gjendjen fizike të ekipit.

Ndeshja e ardhshme kundër Valencias pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e ish-lojtarit.

Në pesë ndeshjet Barcelona ka vetëm një fitore. /Lajmi.net/

You may also like