Xavi deklaroi se do ta mbyllë në qershor, Deco “trazon ujërat”

by admin
Spread the love

Nëse kishte diçka të qartë në lidhje me lamtumirën e Xavit, e planifikuar për në fund të sezonit, është se dera e kthimit do të mbetej gjithmonë e hapur.

Madje drejtori sportiv i Barçës, Deco, hapi derën e vazhdimësisë së trajnerit në një intervistë për Catalunya Ràdio këtë të mërkurë:

“Nuk do të thosha se nuk mund ta zgjatim (vazhdimësinë e trajnerit), sepse nuk kemi asgjë kundër Xavi. Klubi nuk mori ndonjë vendim. Tani, nëse kjo mundësi ekziston, ne do ta diskutojmë kur të jetë momenti.”

Më pas, Deco arsyetoi pse nuk është marrë ende një vendim për trajnerin e ardhshëm:

“Kur them se nuk po flasim për trajnerin, është sepse nuk po marrim asnjë vendim sepse është herët, sepse ka gjëra ende përpara”.

Deklaratat e Decos vijnë në një kontekst ku lajmet për të ardhmen e trajnerit kanë filluar të shumohen. “Sport” zbuloi këtë të mërkurë një “kërkesë joformale” nga presidenti dhe disa miq të tij të ngushtë, mes të cilëve edhe zëvendëspresidenti sportiv, Rafael Yuste, për të vazhduar detyrën edhe sezonin e ardhshëm.

Vlen të kujtohet se, edhe pse ka hequr dorë nga pagesa, Xavi e ka kontratë deri në vitin 2025.

Siç raportoi AS këtë të martë, Xavi Hernández ka vendosur të marrë një vit pushimi pas përfundimit të fazës së tij të parë si trajner i Barçës./ Super Sport


Top Channel

You may also like