WSJ: Bullgaria do t’i shesë reaktorët bërthamorë rusë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Bullgaria është gati të shesë dy reaktorë bërthamorë të prodhuar nga Rusia dhe të tjera pajisje strategjike për kompaninë shtetërore të energjisë të Ukrainës, sipas ”Wall Street Journal”.

Sipas marrëveshjes, e cila është ende në proces, kompania shtetërore bullgare ”Nek” do t’i shesë pajisjet për llogari të ”Energoatom” për të paktën 600 milionë euro dhe, nëse do të ketë sukses, do të jetë hera e parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë që reaktorët bërthamorë të prodhuar nga Rusia përdoret për të rritur prodhimin e energjisë për Kievin.

Sipas ”Wall Street Journal”, pasi Ukraina nuk është në gjendje të paguajë 600 milionë
euro për Bullgarinë, SHBA është gati të ndërhyjë me financim për ”Energoatom”.

Një tjetër mundësi është ajo që Sofja të marrë një pakicë të aksioneve në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Khmelnytskyi, ku do të instalohen reaktorët rusë./ a.jor.

You may also like