Women’s Champions League/ Caktohen oraret dhe stadiumi i ndeshjeve që luhen në Shqipëri

by admin
Spread the love

UEFA ka vendosur tashmë edhe datat, oraret dhe stadiumin ku do të luhen ndeshjet e grupit 7 të raundit të parë të Women’s Champions League.

Që do të zhvillohen në Shqipëri, dhe ku merr pjesë edhe Vllaznia kampione.

Sfida e parë mes Valur (Islandë) dhe Fomget Gençlik (Turqi), është programuar më 6 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Duke nisur nga ora 10:00.

Ndërkaq, po më 6 shtator do të zhvillohet në “Loro Boriçi” edhe sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Hajvalisë (Kosovë). Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje, do të luajnë një finale me njëra-tjetrën.

Dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë, ndërkohë që edhe dy skuadrat humbëse do të përballen në një sfidë të fundit për të kompletuar renditjen e grupit.

Më konkretisht, ndeshja mes ekipeve fituese të dy çifteve do të luhet më 9 shtator në Shkodër, duke filluar nga ora 18:00. Kurse përballja mes dy ekipeve humbëse do të luhet në të njëjtën datë. Dhe starton në orën 10:00.

Zhvillimi i ndeshjeve në Shqipëri është një avantazh për Vllazninë. Që synon sërish të përsërisë suksesin e vitit të kaluar dhe të kualifikohet në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League.

Në raundin e parë të këtij kompeticioni marrin pjesë 41 skuadra, të ndara në 11 grupe. Ku 8 prej tyre janë me nga katër skuadra, ndërsa 3 prej tyre me tre ekipe./ Supersport


Top Channel

You may also like