VV thotë se Ramës po i mungon përkrahja politike, për LDK-në kryetari po trajton problemet e qytetarëve

by admin
Spread the love

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë po vlerëson se kreu i kryeqytetit Përparim Rama për katër muaj se po qeverisë nuk e ka idenë se çfarë përgjegjësi e kompetenca ka.

Shefi i asamblistëve të VV-së Gëzim Sveçla, tha se Ramës i mungon përkrahja politike, ngase në Prishtinë nuk po bashkëqeverisin LDK e PDK, mirëpo i kanë ndarë pushtetin.Krejt kjo sipas tij, mund të vërtetohet me ndarjen e drejtorive, por edhe përgjegjësive të tjera ndërmjet të dy partive.

“Pozita e kryetarit të Prishtinës përveç se pozitë menaxheriale është edhe pozitë politike.

Mendojmë se zotit Rama i mungon përkrahja politike. Mendojmë se Rama nuk është duke bashkë qeverisur me dy subjektet PDK dhe LDK mirëpo e ka ndarë pushtetin me ato dy subjekte.

Në këtë kuptim Rama po duket i pafuqishëm po duket si i humbur në hapësirë, dhe nuk e ka idenë e përgjegjësive dhe kompetencave të cilat i takojnë. Këtë mund ta themi në mënyrën se si i ka ndarë ndërmarrjet publike mes të PDK-së dhe LDK-së si subjekte të cilat janë në qeverisje në nivel komunal, pastaj tek ndarja e drejtorive dhe përgjegjësitë e tjera”.Sveçla pohon se kryetari deri më tash ka emëruar vetë këshilltarët e kabinetit të tij për të cilët nuk ka ndonjë kompetencë ekzekutive.

“Në një far mënyre Rama krejt çfarë ka emëruar deri më tash është këshilltarët e kabinetit të tij për të cilët nuk ka ndonjë kompetencë ekzekutive. Mendojmë se këtu qëndron problemi i mospunës e cila është shpërfaqur në këto katër muaj.

Nuk kemi projekt konkret i cili ka ndodhur e për më tepër shërbimet e zakonshme apo të përditshme të cilat edhe më parë u janë ofruar qytetarëve të Prishtinës po mungojnë”.

Tutje shtoi se VV-ja i ka ofruar mbështetje Ramës lidhur me projektet të cilat kanë të bëjnë me qytetin dhe të mirën e qytetarëve, mirëpo ky i fundit sipas tij, nuk ka qenë i interesuar.

“Ne si VV i kemi ofruar mbështetje zotit Rama për të gjitha projektet të cilat kanë të bëjnë me qytetin dhe të mirën e qytetarëve, mirëpo për këto katër muaj nuk është dëshmuar se ka ndonjë projekt të tillë apo iniciativë të tillë që kish me lehtësua jetën e qytetarëve në radhë të parë dhe në anën tjetër kishte me filluar edhe implementimin në programin në të cilin Rama i ka fituar zgjedhjet në Prishtinë”.

“Shfuqizimi i vendimit për lagjen Kalabria ne mendojmë se ka qenë një vendim jo ligjorë, menjëherë pas aprovimit nga Kuvendi atë ditë ne jemi ankuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si organ mbikëqyrës dhe ne presim që Ministria të reagojë dhe ai vendim që është marrua atë ditë për shfuqizimin e vendimit për planin e hollësishëm urbanistik të lagjes ‘Kalabria’ të anulohet.

Ne për katër muaj kemi mbajtur vetëm dy mbledhje të Kuvendit dhe mendojë që në këtë drejtim jemi kampion për se keqi, jemi shembull i keq si kryeqytet në raport me të gjitha qytetet e tjera të Kosovës. Kjo po rezulto me vonesa”.

Por të kundërtën e thotë Milazim Vitija, asamblist i LDK-së, i cili tha se Rama çdo ditë është në takime me qytetarët e Komunës së Prishtinës.
Sipas tij, kryetarët e mëhershëm nuk janë takuar dhe nuk janë përballur me brengat e qytetarëve.

Ai shtoi se për 8 vjet është punuar pak në Prishtinë, dhe sipas tij, duhet kohë që të kompensohen vitet e humbura.

“Janë disa punë që tani për tani ka qenë koha e vështirë dhe nuk kanë mund me u kryer, por kryesisht është intervenuar në ato pjesë ku pa pasur mundësi me u krye disa punë, si mbyllja e gropave me ato kubëzat, por edhe krijimi infrastrukturës ligjore për kryerjen e punëve në përgjithësi në Komunën e Prishtinës”.

“Unë si asamblist e vlerësojë deri më tani një punë të mirë. Pothuajse çdo ditë është në takime me qytetarët e Komunës së Prishtinës, është shumë popullorë dhe i afërt me qytetarët, unë e shohë prej këtij këndi dhe e vlerësojë për një punë mjaft të mirë.

Kryetarët e mëhershëm nuk kanë pasur takime me qytetarët, ky pothuajse çdo ditë është në teren me qytetarët dhe është në rrjedha pothuajse me të gjitha telashet që kanë qytetarët e Prishtinës. Kemi të bëjmë me 8 vite që është punuar shumë pak në Prishtinë, dhe normal që duhet kohë me i kompensua ato 8 vite” .

“Për shfuqizimin e projektit në ‘Kalabri’, Ministria e ka kthye atë vendim dhe po mos ta kishim shfuqizua ne at vendim si asamble komunale kishte me shkuar në Gjykatë kështu që qytetarët kishin me mbet me vite.

Kështu që kryetari Rama është interesuar që brenda disa muajve ta rregullojë çështjen e Kalabrisë dhe të fillohet me zhvillimin e asaj pjese sepse me të vërtetë është një pjesë që ka mbetur mbrapa atje, dhe është një pjesë që kryesisht janë me telashe atje dhe besojë që brenda një kohe të shkurtër do rregullohet çështja e ‘Kalabrisë’ dhe qytetarët do ta shfrytëzojnë pronën si është më së miri”./EO

 

You may also like