VV-ja e akuzon LDK-në për fasadimin e selisë pa leje paraprake: Grupet e interesit brenda LDK janë më të forta se Përparimi

by admin
Spread the love

Këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë akuzuar Komunën e Prishtinës i cili udhëhiqet nga Përparim Rama se ka lejuar fasadimin e selisë së LDK-së në lagjen “Qafa”, raporton Ekonomia Online.

Ata e konsiderojnë se kjo është bërë pa leje
paraprake nga Komuna e Prishtinës, derisa kanë kërkuar inicimin e procedurave për
dënimin e personave përgjegjës për këtë çështje.

Përmes një konference për medie, asamblisti i
VV-së, Arianit Beqiri, ka thënë se kjo është bërë në kundërshtim me ligjin për
leje ndërtimi.

“Një skandal i LDK-së dhe komunës së Prishtinës.
Në mbledhjen me 11 shkurtit të vitit 2022 sa i përket fasadës selisë së LDK-së te
“Qafa” e shpjegova a i lejohet apo jo intervenimi. Nëse aty diçka nuk është
legale ato do të hiqen. Me datën 15 mars 2022 kemi kërkuar të shohim a ka
aplikuar LDK dhe ai është miratuar një kërkesë e tillë. Sipas përgjigjes i është
refuzuar kërkesa e LDK-së. Me datën 6 maj 2021, LDK ka aplikuar për leje
aplikimi  për rrënim. Pala nuk ka pasur pëlqimin
e banorëve”.

“Muret e jashtme kur është intervenuar duhet të
kenë paraprakisht pëlqim edhe për banorët. Komuna e Prishtinës nuk është
transparente. Neglizhenca e Drejtorisë së Inspekcionit është në dijeni por nuk
ka intervenuar. LDK për ndërhyrje në këtë objekt e ka shfrytëzuar në balotazh”,
tha Beqiri.

E shefi i asamblistëve të kësaj partie në
Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Svecla, tha se Komuna e Prishtinës është
dorëzuar para LDK-së. Ai ka thënë se planet dhe grupet e interesit brenda LDK
janë më të forta se kryetari Rama, derisa kanë kërkuar nga ky i fundit që të
veprojë njëjtë me të gjithë.

“Edhe pse është refuzuar, LDK ka injoruar këtë vendim dhe ka filluar punën ndërtimore. Komuna e Prishtinës dhe Përparim Rama janë dorëzuar para LDK-së. Ne e dinim që ky është modeli qeverisjes së LDK-së por nuk besonim që një arkitekt e tash kryetar do i mbyll sytë para një akti të shëmtuar ligjor. Ne e dimë se planet dhe grupet e interesit brenda LDK janë më të forta se Përparimi. Përparim Rama është kryetar i Prishtinës dhe duhet të sillet e të veprojë për të gjithë njësoj. Për punë të njëjta ligji duhet të veproj njëjtë për të gjithë”, tha Sveçla.

You may also like