VV-ja akuzon NPB-në për afera korruptive, Rrustemi: Qëmoti kemi ngritur shqetësimin për këtë projekt

by admin
Spread the love

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin e
saj për siç thonë korrupsionin në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB). Nga kjo
parti, thonë se NPB-ja po tenton manipulimin e një projekti gjigant, që sipas
tyre e kap vlerën e 200 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, në
një konferencë të premten, ka thënë se me bastisjen e zyrave të kësaj
ndërmarrjeje, është dëshmuar afera korruptive, që ka të bëjë me projektin
afaristo-banesor.

“Në këtë konferencë do të flasim për aferën korruptive në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe veprimin korruptiv dhe antiligjor sa i përket dhënies në shfrytëzim të pronës së kësaj ndërmarrje për një projekt privat. Qëmoti kemi ngritur shqetësimin për projektin afaristo-banesor 120 milionësh të NPB-së, madje ky del të jetë nga ato rastet kur keqpërdorimi nuk luftohet por hetohet dhe ndalet në tentativë. Kësaj duhet t’i gëzohemi të gjithë, natyrisht përveç atyre që mund të jenë të përfshirë në këtë gjë”, ka thënë Rrustemi.

You may also like