Vuçiqi paralajmëron zgjedhje – Bërnabiq e gatshme të dorëhiqet! – Shqip

by admin
Spread the love

PROTESAT SHTOJNË PRESIONET MBI QEVERINË SERBE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, premtoi zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të vitit, që sic percjell KlanM, vlerësohet si një tentativë e qartë për të qetësuar protestat e mëdha kundër qeverisjes së tij populiste, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë.

“Është e qartë se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Është vetëm cështje muajsh se kur do të mbahen. Nuk do të ketë qeveri kalimtare, nuk do ta miratoj këtë vendim. S`ka negociata për këtë cështje” – tha Vuçiq.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se dorëheqja e saj është në tavolinë duke vlerësuar se zgjedhjet parlamentare këtë vit do të ishin dalje nga kriza.

“Jam e gatshme dhe llogarisni se dorëheqjen time e keni në tavolinë. Unë vlerësoj dhe kam biseduar me Kryetarin e partisë më të madhe në Serbi – SNS, Milosh Vuçeviqin, se dalja nga kjo krizë janë zgjedhjet parlamentare këtë vit. Ia lë Presidentit të Republikës, që të miratojë këtë vendim dhe mund të llogaris në dorëheqjen time” – deklaroi Bërnabiq.

Shumica e partive opozitare serbe, sic percjell KlanM, refuzojnë mbajtjen e zgjedhjeve derisa Vuçiqi ka kontroll të plotë në të gjitha qendrat e fuqisë duke llogaritur këtu edhe mediat kryesore.

Vuçiqi vlerëson se protestuesit I shfrytëzojnë dy ngjarjet makabre që ndodhën në Serbi, për të ardhur në pushtet pa zgjedhje.

Protestuesit, sic njofton KlanM, kërkojnë dorëheqje të funksionarëve të lartë të qeverisë dhe marrjen e lejeve për emetim për dy televizione pro-qeveritare, që sipas tyre, promovojnë dhunë dhe personalitete që lidhen me krimin. /KlanMacedonia/

You may also like