Vuçiç refuzon thirrjen e BE: Nuk do të takohem me Kurtin në Bruksel

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në takimin e thërritur nga liderët e BE në Bruksel, ku i pranishëm pritet të jetë dhe kryeministri Kurti, në një tentativë për të ulur tensionet mes dy vendeve.

Lideri serb, deklaroi për median vendase se nuk ka asnjë kuptim që të ulet në tryezën e bisedimeve me një person që nuk dëshiron të flasë.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë e Jashtme, Joseph Borrell ftoi disa ditë më parë Kurtin dhe Vuçiç në një takim që pritej të mbahej javën e ardhshme.

Ndërkohë, që edhe kryeministri Kurti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim, ku një ditë më parë tha për gazetarët se do të reagonte për këtë çështje në fillim të javës së ardhshme.

Ftesa nga Brukseli për takimin mes dy liderëve erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

You may also like